SME Relationship Manager - Tirana
Tirane, AL
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Përgjegjësitë kryesore:
Të veprojë si pikë kryesore e kontaktit midis Bankës dhe një grupi të caktuar klientësh të përcaktuar si “Klientë SME”, të kryejë të gjitha aktivitetet që lidhen me menaxhimin dhe zhvillimin e klientëve SME (shoqëri ose grup shoqërish me një xhiro vjetore midis 1 dhe 10 milion Euro), në mënyrë që të arrijnë përmes niveleve të shërbimeve përkatëse objektivat komerciale, të profitabilitetit e të rriskut, brenda kuadrit të politikave të përgjithshme të bankës. Përgjegjës për realizimin e buxhetit në lidhje me portofolin e caktuar, sipas KPI të paracaktuara.
Kërkesat / aftësitë:
- Minimumi dy vjet përvojë pune në sektorin bankar, në rolet komerciale të rrjetit.
- Njohuri të mira të Pasqyrave Financiare të kompanive.
- Aftësi për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me njerëzit dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në ekip.
- Aftësi shumë të mira prezantimi dhe komunikimi.
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Diplomuar në Ekonomi/Financë.
- Të ketë një anglishte të rrjedhshme.
- Mundësisht njohuri të gjuhës italiane.
Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!