Apply now »

Real Estate Specialist

Date:  Sep 15, 2025
Location: 

Tirane, AL

Company:  Intesa Sanpaolo Bank Albania
Job Type:  Full time
Seniority:  Experienced

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Departamenti i Logjistikes kërkon të punësoje një inxhinier ose arkitekt specialist për të siguruar menaxhimin dhe mirëmbajtjen në mënyre efektive dhe me rendiment të lartë të të gjithë njësive operative të bankës si Zyrave Qëndrore, degëve, pronave si dhe rrjetit të ATM-ve të saj. Mirëmbajtja konsiston në inspektime periodike në prezencë ose jo të grupeve të punës, në raste evidentimesh apo njoftimesh nga degët, departamentet apo staf të bankës duke kryer raportimet dhe detajet e nevojshme për situatat si dhe duke dhënë zgjidhjet e mundshme për to; të realizojë projektim/dizenjim  te brëndshëm apo të jashtëm sipas kërkesave për të qënë në përputhshmëri me rregullat vendase dhe të Grupit Intesa Sanpaolo; të përgatisë dokumentacionet dhe volumet e punimeve të ndryshme, të kryejë inspektime punimesh, ndjekjen, kontrollin dhe realizimin përfshire dorëzimet e punimeve.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të sigurojë menaxhimin dhe mirëmbajtjen në mënyre efektive dhe me rendiment të larte të të gjithë njesive operative të bankës si Zyrave Qëndrore, degëve, pronave, si dhe rrjetit të ATM-ve të saj;
  • Te kordinojë punimet dhe mirëmbajtjet mes njësive ku do kryhet shërbimi /punimi dhe palëve të treta;
  • Kryerja e kontrolleve dhe inspektimeve periodike të Zyrave Qëndrore, degëve dhe rrjetit tëATM-ve të instaluara nga Banka për përmisimin dhe mirëmbajtjen e kushteve të tyre të brëbdshme dhe të jashtme;
  • Ndjekjen e të gjithë ciklit të mirëmbajjtes, hapjes dhe mbylljeve të njësive të reja, si përpilim I dokumentave për marrjen e aprovimeve përkatëse, përgatitje dhe përpilimin i zërave të punimeve dhe volumeve të nevojshme; përgatitje e setit të dokumentave për kërkesat për tendera punimesh/shërbimesh; kontrolle preventimesh, ndjekje punimesh deri në finalizimin e tyre si dhe mbledhja, sigurimi dhe ruajtja e të gjithë dokumentacionit respektiv;
  • Të bashkëpunojë në buxhetimin dhe vlerësimin e kostove;
  • Të bashkëpunoje dhe të menaxhojë më së mire kostot për optimizim dhe reduktimin e tyre;
  • Të punoje ngushtë me menaxherët e projekteve dhe ekipet e prokurimit;
  • Projektim dhe dizenjim të brëndshme apo të jashtem te ambjenteve kur është e nevojshme dhe kërkohet;
  • Raportime të situatave të evidentuara nga inspektimet ose rasteve të ndryshme të njoftuara nga stafi apo të tretë si dhe propozimin për zgjidhjen e mundshme të tyre;
  • Te asistojë Drejtuesit e Departamentit për të vlerësuar, analizuar dhe mbledhur të dhëna për të plotësuar kërkesat e Grupit Intesa për raportimet në kuadër të logjistikës.  
  • Të asistoje Drejtuesit e Departamentit në identifikimin e masave, hapave dhe strategjive për përdorimin racional të utiliteteve dhe mos shpërdorim të aseteve apo shërbimeve të ndryshme;
  • Të asistojë Drejtuesit e Departamentit për vendosjen e objektivave, veprimeve për përmisimin e ambjenteve dhe aty ku dhe kur eshte e mundur vendosja e sistemeve të menaxhimit për shërbimet e logjistikës;
  • Te asistoje Drejtuesit e Departamentit per vendosjen e klauzolave specifike te kontratave dhe proceseve të tenderimit në linje me kerkesat vendase dhe të Grupit Intesa;
  • Të asistoje Drejtuesit e Departamentit në zbatimin e projekteve të lidhura me portofolin e përvitshëm të investimeve në asetet e Bankës;
  • Të mbaj kontakte me role të ngjashme brënda Bankës dhe të bashkëpunojnë ngushtë me ata për të optimizuar proceset e punës;
  • Të asistoje sipas kërkesave të gjitha grupet e kontrollit të brendshëm / të jashtëm;

Aftesite dhe Kualifikimet:

  • Diplomë e asociuar, shkollë profesionale ose teknike, Diplomë teknike; Diplomë Bachelor në Inxhinieri/Arkitekture ose fushë të lidhur; Diplomë Master në Inxhinieri/ Arkitekture ose fushë të lidhur;
  • Eksperienca e mëparshme në fushën e ndërtimit arkitekturës, si inxhinier/arkitekt ose asistent inxhinier/arkitekt në:
  • planifikim, koordinim dhe realizim punimesh ndërtimore;
  • detyra teknike si vrojtimi, testimi i materialeve dhe ndihma me inspektimet e vendit;
  • rol fillestar për studentë ose të diplomuar së fundmi që fitojnë përvojë praktike;
  • Trajnime, kurse specifike të fushës,
  • Aftësi për të bërë projekt, dizenjim, planimetri dhe ose plan rilevimi me Autocad ose te ngjashme;
  • Eksperienca të mëparshme të ngjashme të paktën 2 vjet;
  • Aftësi të mirë në të gjykuar dhe analitike;
  • I kujdesshëm dhe i vëmëndshëm në detaje;
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës për zgjidhjen dhe realizimin brënda afateve të detyrave;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Standarde të larta etike
  • Njohje të gjuhës angleze

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Apply now »