Jurist
Tirane, AL
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Qëllimi i Pozicionit:
Të ofrojë këshillim dhe asistencë juridike për strukturat e Bankës në mbështetje të aktivitetit të saj biznesor dhe operacional, duke garantuar respektimin e kuadrit ligjor dhe mbrojtjen e interesave të Bankës në marrëdhëniet kontraktore, procedurat gjyqësore dhe çështjet e tjera juridike.
Përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i asistencës dhe konsulencës juridike lidhur me produktet, shërbimet, projektet dhe iniciativat e Bankës.
- Hartimi, shqyrtimi dhe negocimi i kontratave bankare, tregtare dhe dokumentacionit tjetër juridik.
- Përgatitja e opinioneve ligjore dhe analizave të riskut juridik në mbështetje të proceseve vendimmarrëse të strukturave të biznesit dhe jo-biznesit.
- Përfaqësimi i Bankës në procedura gjyqësore, administrative dhe pranë institucioneve të tjera publike, si dhe përgatitja e akteve procedurale përkatëse.
- Menaxhimi dhe trajtimi i ankesave me natyrë juridike.
- Ofrimi i asistencës juridike në proceset e kredidhënies, prokurimeve, shitjes së aseteve dhe pronave të Bankës, si dhe në procese të tjera me impakt juridik.
- Monitorimi i ndryshimeve ligjore dhe rregullatore, si dhe vlerësimi i ndikimit të tyre në aktivitetin e Bankës.
Eksperienca e kërkuar:
- Minimumi 5 vite përvojë profesionale në zyra avokatie, shoqëri auditimi/konsulence, institucione financiare e bankare, institucione publike ose agjenci shtetërore të përfshira në projekte investimi dhe zhvillimi.
- Përvoja në fushën e së drejtës civile, tregtare, bankare, financiare dhe administrative do të konsiderohet avantazh.
- Preferohet eksperiencë në legjislacionin dhe praktikën gjyqësore që lidhet me:
- të drejtat e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme;
- detyrimet dhe kontratat;
- shërbimet financiare dhe bankare;
- shërbimet dhe produktet digjitale.
- Njohja e procedurave dhe praktikës gjyqësore civile dhe administrative është e domosdoshme.
Aftësitë e Kërkuara:
- Njohuri të thella të legjislacionit civil, tregtar, bankar, financiar, të së drejtës së pronës, detyrimeve dhe kontratave, si dhe të procedurës civile dhe administrative.
- Aftësi të shkëlqyera në hartimin dhe negocimin e kontratave, si dhe në përgatitjen e opinioneve juridike të argumentuara.
- Zotërim i metodave të avancuara të kërkimit ligjor dhe analizës së praktikës gjyqësore.
- Aftësi për të identifikuar, vlerësuar dhe propozuar zgjidhje për risqet juridike.
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për të menaxhuar një volum të lartë pune në afate të ngushta dhe në një mjedis dinamik.
- Integritet i lartë profesional, etikë pune, diskrecion dhe iniciativë.
Kërkesat Formale:
- Diplomë Universitare në Jurisprudencë dhe Master Shkencor në Drejtësi. Preferohet mesatare mbi 8.5.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës italiane do të konsiderohet avantazh.
- Licencë Avokatie aktive përbën avantazh të rëndësishëm.
- Të mos jetë larguar nga punësimet e mëparshme për shkelje disiplinore.
- Të mos jetë dhe të mos ketë qenë subjekt i procedimeve penale ose i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Dokumentacioni i Kërkuar:
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:
- Curriculum Vitae (CV) të detajuar.
- Kopje të diplomave universitare dhe listës së notave.
- Dy (2) letra reference nga punëdhënësi aktual ose të mëparshëm, me të dhëna kontakti të përditësuara.
- Shembuj të punimeve juridike të përgatitura personalisht nga kandidati, si:
-
- kërkesë-padi;
- opinione ligjore;
- kontrata komplekse;
- ose instrumente të tjera juridike relevante.
- Kopje të Licencës së Avokatit (nëse disponohet).
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejshme të procesit do të kontaktohen.
Intesa Sanpaolo Bank Albania garanton mundësi të barabarta punësimi dhe trajtim të drejtë për të gjithë kandidatët.
Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se data 04.10.2026 në adresën: recruiting@intesasanpaolobank.al
Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!