Apply now »

Classic Relationship Manager

Date:  Sep 4, 2025
Location: 

Tirane, AL

Company:  Intesa Sanpaolo Bank Albania
Job Type:  Full time
Seniority:  Experienced

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Përgjegjësitë Kryesore:


Të kryejë të gjitha aktivitetet që lidhen me menaxhimin dhe zhvillimin e klientëve individë, në mënyrë që të arrijë, përmes niveleve të përshtatshme të shërbimit, objektivat komerciale, e të ardhurave dhe të riskut në kuadrin e politikave të përgjithshme të Bankës.
·         Vendosja, mirëmbajtja dhe përmirësimi i marrëdhënieve të biznesit të secilit segment të klientëve individë, sipas portofolit të caktuar, për të siguruar një nivel kualiteti të lartë shërbimi 
·         Të sigurojë arritjen e objektivave komerciale, të të ardhurave dhe të riskut
·         Të zhvillojë në aspektin komercial dhe tregtar klientët individë ekzistues të bankës duke përmirësuar shitjen e produkteve
·         Të menaxhojë klientët individë të cilët janë të synuar në fushata të dedikuara, duke ofruar produkte dhe shërbime të dedikuara

Kërkesat / aftësitë:

 

  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune në shitje (preferohet në sektorin bankar) dhe aftësi të provuara shitjeje
  • Të ketë aftësinë te mira komunikimi me klientët dhe të punojë mirë individualisht si edhe në grup
  • Të ketë Diplomë Universiteti
  • Të ketë njohuri te Pasqyrave Financiare
  • Të ketë njohuri shume të mira të gjuhës Angleze
  • Preferohen njohuri të gjuhës italiane

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Apply now »