Apply now »

Lawyer

Date:  Jun 9, 2025
Location: 

Tirana, AL

Company:  Intesa Sanpaolo Bank Albania
Job Type:  Full time
Seniority:  Experienced

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Përgjegjësitë kryesore

Të sigurojë asistence dhe konsulence ligjore lidhur me iniciativat dhe produktet e Bankës; perfaqesim ne gjykate e pergatitje e akteve gjyqesore ne mbrojtje te interesave te Bankes; hartim i kontratave bankare, opinioneve ligjore dhe akteve të tjera në mbështetje të vendimarrjeve të biznesit dhe jo-biznesit pergjate aktivitetit kredidhenes; menaxhim i ankesave me natyre juridike dhe  asistence per procedurat dhe standardet prokurimeve, shitjen e pronave te Bankes, e te tjera.

Eksperienca e kërkuar

5+ vite eksperience ne Zyrat e Avokatisë, Subjektet Audituese dhe/ose përvojë në industrinë e shërbimeve financiare e bankare ose institucionet publike e agjensitë shtetërore qe lidhen me projektet e investimet zhvillimore; preferohet eksperience ne njohjen e ligjeve qe lidhen me pronesine e pasurive te paluatjshme/luajtshme dhe praktikes gjyqesore respektive si dhe atyre qe realizojne ofrimin e sherbimeve digjitale. Njohje e praktikes gjyqesore dhe procesit gjyqesor civil e administrativ

Aftesite dhe Kualifikimet

  • Te zoterore një njohuri e kuptim solid të ligjeve, rregulloreve e kuadrit juridik civil, tregtar, bankar, financiar, legjiclacionit ne fushen e pronesise, te detyrimeve e Kontratave, atij procedurial civil, etj.
  • Aftësi e njohuri për të hartuar kontrata, për të pergatitur opinione ligjore qe identifikojne risqet juridike ne varesi te nevojave te strukturave te Bankes.
  • Njohuri e zotesi per te bere kerkim ligjor te avancuar, perfshire dhe praktiken gjyqesore unifikuese, per te hartuar aktet ligjore si dhe per te realizuar mbrojtjen e interesave te Bankes ne gjykate e institucionet e tjera ligjzbatuese.
  • Aftësi për të menaxhuar një vëllim të lartë pune në një mjedis të shpejtë dhe në ndryshim.
  • Aftësi të forta analitike, sintetizuese e vete-organizuese.
  • Etikë e larte, disipline pune dhe iniciativë.

 

Kërkesa formale:

  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe mundësisht njohje e mirë e gjuhës italiane, te certifikuara.
  • Diplomë Universitare në Jurisprudencë si dhe Diplomë e Masterit Shkencor (nota mesatare e preferueshme mbi 8,5).

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Apply now »