Domestic Corporate Relationship Manager
Tirana, AL
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Përgjegjësitë kryesore:
Vepron si pikë kryesore kontakti midis Bankës dhe një grupi të caktuar të titullarëve të llogarive të njohur si klientë Korporatë, kryen të gjitha aktivitetet që lidhen me administrimin dhe zhvillimin e klientëve Korporatë për të arritur nëpërmjet niveleve të duhura të shërbimit objektivat tregtare, për të ardhurat dhe riskun brenda kuadrit të politikave të përgjithshme të Bankës. Është përgjegjës për arritjen e objektivave të buxhetit të portofolit të caktuar sipas Treguesve Kryesor të Performancës.
Kërkesat / aftësitë:
- Minumumi dy vjet përvojë pune në sektorin bankar, në rolet komerciale të Network-ut ose role të ngjashme në Korporatat & SME.
- Njohuri të mira të Pasqyrave Financiare të kompanive.
- Aftësi për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me njerëzit dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në ekip.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Diplomuar në Ekonomi/Financë.
- Të ketë një anglishte të rrjedhshme.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane.
Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!