Apply now »

Data Protection Officer

Date:  Jun 24, 2026
Location: 

Tirana, AL

Company:  Intesa Sanpaolo Bank Albania
Job Type:  Full time
Seniority:  Experienced

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Monitoron përputhshmërinë me Legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me kuadrin rregullativ të Grupit Intesa Sanpaolo në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Harton dhe përditëson rregullore, udhëzime, politika dhe procedura të brendshme, për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Këshillon organet drejtuese dhe strukturat e Bankës në të gjitha çështjet që lidhen me mbrojtjen e të Dhënave;
  • Merr pjesë në kryerjen e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave, sipas Ligjit nr. 124/2024;
  • I kushton kujdesin e duhur rrezikut për cenimin e të drejtave dhe lirive themelore, që mund të shkaktohet nga përpunimi i të dhënave personale.
  • Organizon trajnime të vazhueshme për stafin, në lidhje me mbrojtjen e të Dhënave;
  • Bashkëpunon dhe shërben si pikë kontakti me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
  • Menaxhon kërkesat e subjekteve të të dhënave për të gjitha çështjet që lidhen me përpunimin e të dhënave të tyre personale dhe ushtrimin e të drejtave të tyre sipas ligjit.

Kualifikimet:

  • Arsim i Lartë Juridik ose Shkenca Kompjuterike;
  • [I preferueshëm] Certifikimi i Përfundimit të Programeve të Trajnimit Profesional për “Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” njohur nga Zyra e Komisionerit për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Eksperienca:

  • Të paktën 5 vite pune në profesionin e juristit ose ekspertit të IT-së; ose
  • Të paktën 3 vjet pune në istitucionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me detyrën e juristit ose ekspertit IT 

Njohuri dhe aftësi:

  • Njohuri të mira të Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, akteve nënligjore të nxjerra nga Komisioneri, dhe praktikave të mbrojtjes së të dhënave,
  • Aftësi analitike dhe hartim procedurash;
  • Aftësi për të përmbushur detyrat sipas ligjit
  • Integritet i lartë dhe konfidencialitet 
  • Aftësi komunikimi dhe trajnimi 
  • I padënuar për kryerjen e një vepre penale

Aplikuesit duhet të paraqesin:

  • Një kopje të detajuar të Curriculum Vitae;
  • Letër motivimi

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Apply now »