Apply now »

Compliance Specialist

Date:  Jun 24, 2026
Location: 

Tirana, AL

Company:  Intesa Sanpaolo Bank Albania
Job Type:  Full time
Seniority:  Experienced

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Përgjegjësitë kryesore:

Të kryejë aktivitetet e caktuara për të garantuar një qeverisje efektive dhe efikase të rreziqeve të përputhshmërisë rregullative dhe kontrolleve përkatëse,  në përputhje me kuadrin rregullativ të vendit dhe rregulloreve të Grupit Intesa Sanpaolo; Të këshillojë në përputhje me respektimin e kuadrit ligjor/rregullativ të aplikueshëm, duke informuar rregullisht mbi zhvillimet në  këtë aspekt;

Kriteret/aftësitë:

  • Diplomë Masteri në Ekonomi, Financë / Juridik;
  • Të paktën 3 vite përvojë profesionale në kompani auditimi apo në sistemin bankar;
  • Aftësi shumë të mira me mjetet e MS Office (Word, Excel, PowerPoint);
  • Aftësi  kërkimore, analitike dhe organizative;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi ndërpersonal, të shkruar dhe verbal

Aplikuesit duhet të paraqesin:

  • Një kopje të detajuar të Curriculum Vitae;
  • Diplomë dhe Listë Notash
  • Letër motivimi

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Apply now »