Apply now »

Affluent & Private Client Product Development Specialist

Date:  Oct 20, 2025
Location: 

Tirana, AL

Company:  Intesa Sanpaolo Bank Albania
Job Type:  Full time
Seniority:  Experienced

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Të kryejë të gjitha aktivitetet që lidhen me zhvillimin, përmirësimin dhe optimizimin e produkteve (me fokus të veçantë tek produktet Asset Under Management), duke siguruar përshtatje të plotë me objektivat strategjike të Bankës.
  • Të kontribuojë në nxitjen e një rritjeje të qëndrueshme të biznesit, duke garantuar njëkohësisht përputhshmëri të plotë me politikat e brendshme dhe kërkesat rregullatore

Kërkesat/ Aftësitë

  • Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi ose në një fushë të ngjashme).
  • Të paktën 1 vit përvojë pune në sektorin bankar.
  • Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të përcaktuar me efektivitet prioritetet.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe për të punuar në grup.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës italiane do të konsiderohet avantazh.

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Apply now »