Apply now »

AML Specialist

Date:  May 28, 2025
Location: 

Tirana, AL

Company:  Intesa Sanpaolo Bank Albania
Job Type:  Full time
Seniority:  Experienced

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

 

 

Përgjegjësitë: 

 

  • Të kryejë investigime mbi transaksionet dhe aktivitetet e dyshimta për pastrim parash dhe financim terrorizmi;
  • Të monitorojë, dhe kryejë analiza mbi, transaksionet e klientëve për identifikimin e indicieve, formave dhe zhvillimeve të rrezikut të pastrimit të parave/financimit të terrorizmit;
  • Të ndihmojë në zhvillimin dhe implementimin e rregulloreve dhe politikave të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Të kryejë trajnimet e stafit të Bankës dhe të mbështesë strukturat e Bankës (duke përfshirë por pa u kufizuar në strukturat e biznesit) në cështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Të monitorojë perditësimet e legjislacionit të parandalimit të pastrimit të parave, dhe të sigurojë përshtatjen me to, të politikave dhe rregulloreve të brendshme të Bankës;
  • Të përgatisë dhe dërgojë raportimet pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare, sipas ligjit;

 

 

Kërkesat/aftësitë:

 

  • Diplomë Masteri në Financë, Ekonomik, Informatrikë Biznesi, Juridik, apo në fusha të përngjashme me to;
  • Minimumi 3 vjet përvojë në bankë apo institucion tjetër financiar ose kompani auditimi;  
  • E preferueshme (por jo e detyrueshme për aplikim) përvojë në fushën e parandalimit të pastrimit të parave;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe investigative;
  • Aftësi shumë të mira në Paketën Microsoft Office;
  • Aftësi kompjuterike dhe kërkimore;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze (të folur dhe të shkruar)
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në mënyrë të pavarur;

 

 

Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!

Apply now »