AML Senior Specialist
Tirana, AL
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Përgjegjësitë:
- Të përgatisë përshtatjen rregullative të, dhe monitorojë zbatimin e, politikave, rregulloreve të brendshme dhe procedurave operacionale, me ligjet, aktet nën-ligjore dhe rregulloret e Grupit Intesa Sanpaolo;
- Të kryejë vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave dhe përgatitjen e raportimeve periodike për Bankën Mëmë dhe organet drejtuese të Bankës;
- Të monitorojë, dhe kryejë analiza mbi, transaksionet e kryera nëpërmjet bankës për identifikimin e indicieve, formave dhe zhvillimeve të rrezikut të pastrimit të parave/financimit të terrorizmit dhe marrjen e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Të kryejë investigime mbi transaksionet dhe aktivitetet e dyshimta për pastrim parash dhe financim terrorizmi;
- Të manaxhojë marrëdhëniet me Autoritetet Mbikëqyrëse në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Të organizojë dhe zhvillojë trajnimet për punonjësit e Bankës në kuadër të forcimit të njohurive mbi rregulloret e brendshme dhe procedurat e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Të ushtrojë kontrolle periodike sipas metodologjisë së Grupit Intesa Sanpaolo mbi nivelin e përputhshmërisë me rregulloret dhe procedurat operacionale të Bankës;
Kërkesat/aftësitë:
- Diplomë Masteri në Financë, Ekonomiks, Informatikë Biznesi, Juridik me rezultate të larta;
- Minimumi 3 vjet përvojë në fushën e parandalimit të pastrimit të parave (e preferueshme në institucionet financiare) ose në funksionet e kontrollit në institucionet financiare;
- Të preferueshme (por jo të detyueshme për aplikim) çertifikime shtesë (si psh. CAMS – Specialist i Çertifikuar i Parandalimit të Pastrimit të Parave);
- Aftësi shumë të mira analitike dhe investigative;
- Aftësi shumë të mira në Paketën Microsoft Office;
- Aftësi kompjuterike dhe kërkimore;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime të drejta, edhe nën kushte trysnie;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze (të folur dhe të shkruar)
Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!
 Start apply with LinkedIn
                                Start apply with LinkedIn
                             
                            