Agro Business Relationship Manager
Fier, AL
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania kërkon të punësojë në Berat/Lushnje/Fier/Vlorë:
Minumumi 1 vit përvojë pune në sektorin bankar, preferohet në rolet komerciale të rrjetit dhe role të ngjashme në menaxhimin e portofolit të klientëve Agro Biznes, por edhe në fusha të lidhura direkt me sektorin agrar, si agronomi, zooteknike, veterinari.
Përgjegjësitë kryesore
Të veprojë si pikë kryesore e kontaktit midis Bankës dhe një grupi të caktuar klientësh të përcaktuar si “Klientë AGRO SB”, të kryejë të gjitha aktivitetet për të zhvilluar biznesin duke patur një portfol në përputhje me politikat dhe procedurat e bankës; të gjenerojë biznes me qëllim që të realizojë buxhetin individual, sipas KPI të paracaktuara.
Aftësitë:
- Njohuri të mira të Pasqyrave Financiare të kompanive. Preferohet njohuri në analizimin e kompanive, që operojnë në sektorin agrobiznes.
- Aftësi për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me njerëzit dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në ekip.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
Kërkesat:
- Të ketë diplomë të nivelit bachelor, preferohet edukim në Agrobiznes, Agronomi/Veterinari/Zooteknik.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Mundësisht njohuri të gjuhës italiane.
Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!